Kumbulla: Fitorja ndaj Hungarisë na shton shanset për ‘play-off’

06 shtator 2021 | 14:36

Marash Kumbulla në sfidën ndaj Hungarisë fitoi më shumë siguri pas një ndeshje aspak pozitive ndaj Polonisë. Në prag të ndeshjes së radhës ndaj San Marinos, mbrojtësi ka folur për duelin e fundit dhe atë të radhës.

“Jam shumë i lumtur që fituam dhe gjithë skuadra luajti mirë. Unë besoj që përveç dy rasteve që gabova, normale rezultati tregon që s’kemi luajtur mirë ndaj Polonisë. Por, jam i lumtur për ndeshjen ndaj Hungarisë. Rasti i humbur? Nuk kisha çfarë të mendoja. Shkova shpejt në mbrojtje. Humba një rast të rëndësishëm, por ndodh në futboll. Nuk ke çfarë të bësh. Siç e thashë më parë, isha pak pafat, ishte top i shpejtë. Nuk mund të flasim për gjërat që kanë kaluar, është e kotë”, ka thënë Kumbulla.

“Shokët e skuadrës më ndihmojnë shumë. Nuk kam problem të luaj me asnjë. Asnjë lojtar nuk është titullar i padiskutueshëm. E rëndësishme është ekipi kombëtar. Kush luan do të japë 100 përqindëshin. Shanset për kualifikim? Dëshira jonë është të bëjmë më mirë, të shkojmë në ‘play-off’. Është e vështirë se janë ekipe të forta. Do të japim maksimumin në fushë”, ka shtuar Kumbulla.

Duke folur për kundërshtarët e kuqezinjve, Kumbulla ka deklaruar se janë Polonia dhe Hungaria.  “Besoj se të dyja janë kundërshtar direkt si Polonia dhe Hungaria. Kanë rivalitet, por unë besoj se janë të dyja. Shpresoj që ishalla po bëjnë ndonjë gol, jo vetëm me San Marinon por edhe me tjerat”, ka deklaruar mbrojtësi shkodran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daur Haradinaj, në emisionin…