
Kumbulla: Jemi gati për derbin ndaj Lazios
15 janar 2021
| 13:21
Sonte (e premte) në orën 20:45, luhet Lazio-Roma, derbi i famshëm i kryeqytetit italian në të cilin mund të jetë protagonist për herë të parë në karrierë e tij Marash Kumbulla.
Mbrojtësi kuqezi ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilit karikon ambientin verdhekuq në prag të këtij derbi.
“Derbi i parë me fanellën verdhekuqe. Pa ‘nxehtësinë’ që të jep publiku nuk do të jetë ashtu siç e kisha imagjinuar, por e di që do të na bëni ta ndiejmë mbështetjen tuja. Jemi gati!”, ka thënë Kumbulla.