![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/kumbulla.jpg)
Kumbulla: Jemi të motivuar, duam suksesin ndaj Sociedadit
07 shkurt 2025
| 15:15
Marash Kumbulla kërkon që Espanyol të vijojë me rezultatet pozitive, pasi në 4 ndeshjet e fundit në kampionat ka 2 fitore dhe 2 barazime. Suksesi i javës së kaluar me Real Madrid në shtëpi është një motiv krenarie, por tani vëmendja është në përballjen me Real Sociedad.
“Mendoj që do të jenë më të motivuar. Zakonisht një skuadër e tillë nuk humbet ndeshje pa fund, kështu që do të jetë më e vështirë pasi do të kërkojnë fitoren, por ne do të bëjmë gjithçka për të marrë 3 pikët”, ka thënë Kumbulla.
Mbrojtësi kuqezi pranoi se të gjithë lojtarët po punojnë shumë për të qenë gati të dielën në mbrëmje. Objektivi i këtij sezoni për Espanyol është qëndrimi në La Liga.