
Kumbulla ka dy fjalë për Jose Mourinhon
17 janar 2022
| 11:32
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla e ka falënderuar Jose Mourinhon për këshillat, pas një paraqitjeje të mrekullueshme në fitoren e Romës 1-0 ndaj Cagliarit të dielën.
Mbrojtësi kuqezi luajti 90 minuta të plotë në këtë fitore, duke e bërë një paraqitje shumë të mirë, për të cilën mori lëvdata të mëdha nga trajneri portugez
“Jam i lumtur, vi nga një periudhë ku nuk luaja shumë dhe kam pasur vështirësi por falë bashkëlojtarëve dhe trajnerit, i cili më ka dhënë shumë këshilla, gjithmonë kam dhënë gjithçka nga vetja në stërvitje për të qenë i gatshëm”, ka thënë Kumbulla.
21-vjeçari, i cili ka marrëveshje me Romën deri në vitin 2025, i ka bërë 13 paraqitje në të gjitha garat deri tani këtë sezon, apo ka luajtur 677 minuta.