Kumbulla: Kalimi tek Espanyoli, vendimi i duhur
Pas disa sezoneve shumë të vështira, mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, po gjen vazhdimësinë tek Espanyoli që i mungonte prej shumë kohësh në Itali.
Gjithashtu, për shkak të një dëmtimi të rëndë, qendërmbrojtësi shqiptar nuk ishte më në gjendje të luante vazhdimisht dhe përkundrazi te klubi me qendër të Barcelonës gjeti vazhdimësinë: “Ishte e vështirë, por pas një dëmtimi të tillë duhet shumë kohë për t’u rikthyer si më parë. Tani mendoj se është vetëm çështje qëndrueshmërie dhe të luash sa më shumë që të jetë e mundur. Ardhmja ime në Barcelonë ishte zgjedhja e duhur”.
Kumbulla u transferua nga Roma tek Espanyol në mënyrë të përkohshme verën e kaluar dhe ka edhe dy vite kontratë me klubin verdhekuq.
“Shoku im në futboll? Nëse më duhet të përmend një emër, do të thosha Edoardo Bove. Ai është me të vërtetë një djalë i artë, shumë inteligjent. U lidhëm shumë dhe unë gjithmonë e ndjek me shumë dashuri”, ka deklaruar mbrojtësi shqiptar.