Kumbulla: Mendoj vetëm për Veronën

21 qershor 2020 | 16:56

Mbrojtësi Marash Kumbulla ishte protagonist i një paraqitjeje shumë pozitive në suksesin e Veronas kundër Cagliarit (2-1).

Mbrojtësi kuqezi ka folur pas takimit për DAZN, aty ku vlerësoi ndeshjen e skuadrës dhe shpjegoi se pse nuk i bën përshtypje interesimi i klubeve të mëdha italiane.

“Kishim një dëshirë të madhe për t’u kthyer në fushë. Ishte një fitore e bukur, të gjithë luajtëm mirë, disa prej nesh shkëlqyen. Nuk jemi akoma në 100%, por stërvitjet po na ndihmojnë të kthehemi gradualisht ata që ishim në muajin mars. Ftohtësia ime në lidhje me interesimin e Juventusit dhe Interit? Kështu jam unë. Le të themi se kjo është meritë e atyre që më rrethojnë: shokëve të skuadrës, trajnerit dhe klubit, të cilët më kanë ndihmuar shumë”, ka thënë Kumbulla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raste të reja dhe viktima nga koronavirusi janë dujke vazhduar…