Kumbulla mund të aktivizohet ndaj Juventusit
26 dhjetor 2023
| 10:54
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla i është rikthyer stërvitjes me grupin dhe së shpejti do të jetë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e Romës.
“Il Tempo” bën me dije se mbrojtësi shqiptar pritet të jetë në stol në ndeshjen e radhës në kampionat. Roma do të përballet me Juventusin dhe Kumbulla me shumë mundësi do të jetë në dispozicion të Jose Mourinhos. Mungesat në mbrojtje janë kthyer në problem për romakët.
Kumbulla (23-vjeçar) ka nevojë për kohë për të rifituar formën e vetë pasi mungon tash e gjashtë muaj për shkak të një lëndimi në ligamente.
Në këto kushte, Roma ka menduar për afrimin e një mbrojtësi në ekip. Mediat italiane raportojnë se verdhekuqtë kanë gati kontratën për Leonardo Bonucci.