Kumbulla mund të huazohet në janar
Marash Kumbilla u transferua me shumë bujë te Roma në verën e vitit 2020.
“Giallorosët” shpenzuan rreth 27 milionë euro për shqiptarin i cili vitin e parë pati shumë hapësira. Por me ardhjen e Jose Mourinhos në klub, hapësirat për Kumbullën nuk janë aq të mëdha dhe situata e tij është e komplikuar.
21-vjeçari këtë edicion ka luajtur në 10 ndeshje, ku shumicën nga to është futur si zëvendësues. Kjo situatë nuk po i pëlqen shkodranit i cili po mendon largimin nga Roma gjatë janarit.
Edhe drejtuesit e klubit dhe trajneri Jose Mourinho janë të gatshëm ta lejojnë largimin e mbrojtësit si huazim për gjashtë muaj, në mënyrë që të ketë sa më shumë minutazh. E ardhmja e reprezentuesit shqiptar pritet të jetë te Torino, pasi kjo skuadër ka shprehur interesim për afrimin e tij.
Trajneri kroat i Torinos, Ivan Juriq e njeh mjaftë mirë Kumbullën pasi ishin së bashku te Verona dhe dëshiron ta ketë në radhët e veta. Mediat italiane kanë raportuar se ky huazim pritet të kompletohet gjatë afatit kalimtar të janarit. Kumbulla te Torino do të gjej dy shqiptarët tjerë, portierin Etrit Berisha dhe mbrojtësin Mërgim Vojvoda.