Kumbulla ndaj Milanit e ka shansin e fundit për të bindur Mourinhon

26 prill 2023 | 12:07

AS Roma do të përballet këtë fundjavë me Milanin në kampionat dhe një vend në Ligën e Kampionëve, është objektivi i verdhekuqve. Por, problemet në mbrojtje janë kthyer në një shqetësim për Jose Mourinhon.

Ndaj Milanit opsioni i fundit për trajnerin portugez është vetëm aktivizimi i Marsh Kumbullës si titullar.

Ndeshjen e fundit nga minuta e parë, Kumbulla e ka në 12 mars ndaj Sasuolos por një karton i kuq në atë ndeshje bëri që të mos i besoheshin më minuta përveç asaj ndaj Feynordit ku u aktivizua në të dytën. Mediet në Itali, e shohin ndeshjen ndaj Milanit si shansin e fundit për mbrojtësin e Kombëtares, për të bindur Mourinhon për vlerat e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me u.d drejtoreshën…