Kumbulla në ‘radar’ të klubit francez
30 nëntor 2022
| 11:13
Kampionia në fuqi e Francës, Lille ka piketuar mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla si zëvendësues për kapitenin Jose Fonte, i cili është në përfundim të karrierës.
Kumbulla është pjesë e skuadrës së Romës, por nuk po preferohet shumë nga Jose Mourinho.
Mbrojtësi kuqezi pëlqehet nga trajneri i Lille, Paulo Fonseca dhe transferimi në Francë mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.