![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/kumbulla.png)
Kumbulla: Nuk hezitova aspak për t’iu bashkuar Sassuolos
Marash Kumbulla në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit, shpjegoi se pse zgjodhi Sassuolon, skuadër ku u huazua deri në fund të sezonit nga Roma.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë. Tani është gati të rikthehet sërish në fushë, për të rigjetur formën e tij më të mirë dhe për të ndihmuar skuadrën e re në realizimin e objektivave sezonalë.
Skuadra e Dionisit ndodhet në pozita të vështira, teksa është vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë.
“Ndodhi shumë shpejt ardhja ime këtu te Sassuolo. Vetëm një ditë përpara se të kryeja vizitat mjekësore u lidh Sassuolo me emrin tim. Unë nuk pata asnjë hezitim apo mëdyshje. I thashë menjëherë agjentit im se doja të vija këtu. Dhe kështu ndodhi. Bisedova me Bajramin, ai më tha se po më priste te Sassuolo. Tani jam shumë i lumtur. Kam gjetur një grup djemsh të gatshëm dhe me dëshirën për të luajtur e arritur rezultate pozitive. Gjeta gjithashtu një trajner tepër të karikuar dhe entuziast, dhe një ambient të qetë e të bashkuar. Renditja jonë nuk është e mirë, por me punë mund ta përmirësojmë situatën aktuale”, u shpreh 24-vjeçari nga Malësia e Madhe.