Kumbulla nuk po pëlqehet nga Mourinho, e ardhmja në Torino
11 nëntor 2021
| 12:01
AS Roma nuk e ka nisur siç e kishte parashikuar sezonin nën drejtimin e Jose Mourinhos. Strategu portugez është i pakënaqur me disa futbollistë ndaj dhe ka kërkuar disa ndërhyrje.
Mes lojtarëve verdhekuq që mund të largohen është edhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mund të ribashkohet me trajnerin që e evidentoi në Serinë A. Ai pëlqehet shumë nga Torino, nga trajneri Juriç. Këtë lajm e raporton “Il Messaggero”.
Futbollisti shqiptar me siguri do të ishte i interesuar për këtë lëvizje, por mbetet të shihet a mund të arrihet marrëveshja mes klubeve. Kumbulla u ble për gati 20 milionë euro, por tashmë Roma rrezikon ta humbasë për një shumë më të vogël.