Kumbulla pajtohet për kontratë të re me Romën
05 prill 2023
| 15:05
Mediet në Itali raportojnë se është arritur marrëveshja për rinovimin e Marash Kumbullës me Romën.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, është pjesë e skuadrës verdhekuqe prej shtatorit të vitit 2020. Kontrata aktuale i përfundon në verën e vitit 2025.
Agjentët e tij po bisedojnë prej ditësh me drejtuesit e Romës dhe akordi final është arritur. 23-vjeçari, i cili fiton rreth 1.8 milionë euro në sezon, do të firmosë deri në vitin 2027 me klubin kryeqytetas. Kumbulla numëron 10 ndeshje aktivizim gjatë këtij sezoni në të gjithë kompeticionet.