
Kumbulla qëndron te Espanyoli
28 prill 2025
| 16:17
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla do të luaj për skuadrën e Espanyolit edhe në sezonin e ardhshëm, kanë raportuar mediumet spanjolle.
Bëhet e ditur se Espanyoli ka shprehur interesim për blerjen e plotë të Kumbullës, të cilin e ka huazuar për një vit nga skuadra e Romës.
Në fillim të këtij sezoni, Kumbullua u huazua tek Espanyoli, ekip që ka opsionin e blerjes së tij për 4.5 milionë euro, të cilën pritet ta finalizoj në verë.
Negociatat mes Espanyolit dhe Romës, pritet të fillojnë së shpejti, me Kumbullën që është i gatshëm të mbetet te skuadra spanjolle.
25-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2027 kurse me fanellën e Espanyolit, Kumbulla ka regjistruar 30 ndeshje në La Liga dhe ka kontribuar me 3 gola.