Kumbulla shihet nga Reali si pasardhës i Ramosit
Real Madrid është duke planifikuar merkaton për sezonin e verës, teksa largimet dhe afrimet priten të jenë të shumta pas një sezoni jo shumë pozitiv. Presidenti Fiorentino Perez ka në listën e përforcimeve edhe një nga mbrojtësit më të spikatur në Seria A këtë sezon. Bëhet fjalë për futbollistin e kombëtares sonë, Marash Kumbulla, i cili është aktivizuar në 19 ndeshje në elitën e futbollit italian.
Lajmin e jep gazeta spanjolle “Don Balon” që raporton se 20-vjeçari është gati që të bëjë hapin e madh gjatë verës. Kumbulla gjithashtu është edhe në listën e skuadrave të tjera të mëdha si Manchester City, Barcelona, Dortmund, Inter dhe Juventus.
Në Madrid janë të vetëdijshëm për largimet e Marcelos dhe Nachos gjatë verës, ndërkohë që edhe mosha e Sergio Ramos nuk të jep shumë premisa për të ardhmen. Talenti i kombëtares sonë, shihet si zëvendësuesi perfekt i kapiten madrilen. Një vlerësim i madh për shkodranin, që sot shprehur se ëndrra e tij është që të luajë një ditë në Champions League.