Kumbulla shkëlqen në Spanjë, përfshihet në formacionin e javës

22 prill 2025 | 10:19

Marash Kumbulla po kalon një moment të artë në elitën e futbollit spanjoll.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është shpërblyer për paraqitjet e tij të shkëlqyera me përfshirjen në formacionin e javës në La Liga, duke dëshmuar edhe një herë vlerat dhe profesionalizmin e tij.

Ai shënoi golin e vetëm të Espanyolit në fitoren ndaj Getafes, shumë e rëndësishme për sigurimin sa më parë të mbijetesës.

Pas një periudhe të vështirë me lëndime dhe mungesë vazhdimësie te Roma, Kumbulla ka rigjetur veten në Spanjë, ku është bërë një shtyllë në prapavijën e skuadrës së tij. Në ndeshjen e fundit, ai spikati me ndërhyrje vendimtare, qetësi në ndërtimin e lojës dhe dominim në duelet ajrore karakteristika që i kanë dhënë atij vlerësime të larta nga mediat dhe analistët sportivë.

Përfshirja në “11-shen ideale” të javës në një kampionat kaq konkurrues si La Liga është një arritje e rëndësishme për qendërmbrojtësin kuqezi.

Kumbulla po dëshmon se është jo vetëm një lojtar me potencial të madh, por edhe një profesionist që di të reagojë dhe të rikthehet më i fortë pas vështirësive.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Market Coli” SH.P.K. Shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…