Kumbulla, shumë afër kalimit në Lazio
07 korrik 2020
| 22:23
Lazio është afër transferimit të mbrojtësit të ri shqiptar Marash Kumbulla nga Verona, njofton “Tuttosport”.
Lazio për transferimin e Kumbullës do të ofrojë 20 milionë euro dhe Andre Andersonin. Fillimisht kishte menduar të ofronte Valon Berishën në shkëmbim, por Anderson është lojtari që është përfshirë në shkëmbim.
Lazio e ka fituar garën me Interin për mbrojtësin e ri. Kumbulla, 20 vjeç, i ka luajtur 23 ndeshje këtë stinor dhe e ka shënuar një gol.