Kunatat përleshen mes vete në Pejë, përfshihen në rrahje edhe babë e bir

14 korrik 2024 | 08:40

Konfliktet në familje shpeshherë përfundojnë me kanosje serioze e përleshje fizike. Një e tillë ka ndodhur dje në Pejë. Katër anëtarë të një familjeje kanë përfunduar në pranga të policisë.

Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sherri ka nisur fillimisht mes dy kunatave, ku një 22-vjeçare u kap me bashkëshorten e vëllait të vet për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Në konflikt më pas janë përfshirë edhe babë e bir (vëllai/burri i dy të dyshuarve dhe babai/vjehrri i tyre).

Pasi policia është vënë në dijeni për rastin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shirat e dendur kanë prekur të gjithë Gjermaninë, me përmbytje…