Kunati i Albulena Haxhiut: Kushdo që e nënshkruan ‘Zajednicën’ ka me i thënë argat i Serbisë

01 mars 2023 | 12:19

Dardan Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë i ftuar në një emision të debatit në “Kanal 10”.

Në debat, Krasniqi, i cili është edhe kunat i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka bërë një deklaratë të fortë.

Gjatë ecurisë së debatit, ku i ftuar ishte edhe Azdren Shala, aktivist i Partisë Social Demokrate,  Krasniqi ka bërë me dije se do t’i thotë “argat i Serbisë” kujtdo që e nënshkruan “Zajednicën”, siç ai është referuar Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në momentin qysh kam thënë ‘Isë, Isë, argat i Serbisë’, e kam thënë në ‘Kanal 10’, ka me dal me thanë në këtë debat, ai që e bën ‘Zajednicën’. S’ki nevojë me bo pakt. Ka me thanë qysh kam thënë për Isën”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pret…