‘Kunati i vitit’, PSD-ja i dhuron mirënjohje kryetarit të Gjilanit

27 nëntor 2024 | 16:36

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, për atë që ata e cilësuan si një mandat të mbushur me dështime dhe nepotizëm.

Në një aksion gjatë mbledhjes së Asamblesë Komunale, PSD-ja i dorëzoi Hysenit një “mirënjohje” për angazhimin e tij të palodhshëm në punësimin e kunatave dhe drejtorëve të afërt.

Në një deklaratë të PSD-së thuhet se mirënjohja nuk është për suksese, por për të theksuar dështimet e kryetarit dhe qasjen nepotiste të tij në udhëheqje.

“Mirënjohja është mënyra jonë për t’i thënë se nepotizmi nuk është lëvdatë”, ka njoftuar PSD-ja, duke kritikuar mungesën e transparencës dhe performancën e dobët gjatë mandatit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë…