Kundërshtarja e Macronit: Serbia s’ka interes të integrohet në BE
Politikania franceze Marine Le Pen, kryetarja e partisë së krahut të djathtë nacionalist dhe një nga kundërshtarët kryesorë të presidentit Emmanuel Macron në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka thënë se Serbia nuk ka interes të integrohet në Bashkimin Evropian.
Ajo ka vënë në dukje se ideologjia islamike dhe ekstremizmi imponojnë regjimin totalitar teokratik përmes presionit, kërcënimeve dhe shantazheve, në të cilat individët dhe popujt do t’i nënshtroheshin rregullave të rendit të ri fetar.
Le Peni ka kujtuar se partia e saj po lufton kundër sistemit politik të BE-së, i cili sipas saj është “i orientuar politikisht drejt ShBA-së” dhe vlerësoi se “duke pasur parasysh ekseset totalitare në funksionimin e unionit, Serbia nuk ka interes të integrohet”.
“Ky sistem i BE-së injoron sovranitetin kombëtar dhe zbaton një politikë shantazhi dhe kërcënimesh. Kundër Hungarisë dhe Polonisë, për shembull, dhe vetëm sepse këto dy vende me të drejtë kanë refuzuar t’u imponojnë kuota emigrantësh. Parimi i zgjerimit është në të vërtetë një proces i transferimit të sovranitetit dhe hollim i identitetit kombëtar”, ka thënë Le Pen.
Marine Le Pen i ka vlerësuar sanksionet e BE-së të vendosura kundër Rusisë si “arbitraritet, kundër-drejtim historik dhe gabim gjeopolitik”.
“Marrëdhëniet tona me Rusinë janë thelbësore për zbutjen e krizave ndërkombëtare dhe luftimin e fondamentalizmit islamik, dhe Rusia është gjithashtu një partner i rëndësishëm tregtar. Dëshira për ta përjashtuar Rusinë nga dialogu midis kombeve do të thellojë krizat ndërkombëtare dhe ngërçet gjeopolitike dhe ekonomike”, ka thënë ajo.