Kundërspiunazhi ukrainas zbulon grupin prej 25 personave që synonin vrasjen e Zelenskyt
22 mars 2022
| 16:56
Shërbimet e kundërzbulimit ukrainas kanë arrestuar një grup që po përgatiste një sulm ndaj presidentit Volodymyr Zelensky. Lajmi është raportuar nga faqja ukrainase “Onet”.
“Diversantët u arrestuan mbrëmë në Uzhgorod, afër kufirit me Sllovakinë dhe Hungarinë: një ekip prej 25 personash duhej të përgatiste aksione subversive në territorin e Ukrainës dhe objektivi i tyre më i rëndësishëm ishte vrasja e Zelenskit”, kanë shkruar mediat ukrainase.
Prej kohësh është përfolur se në Ukrainë po hyjnë grupe që synojnë të vrasin qeveritarët e Kievit. Kjo është përforcuar më shumë pas dështimeve të deri tashme për të pushtuar Ukrainën nga Rusia. /abcnews.al/