
Kupa e Afrikës do të zhvillohet sipas programit
22 dhjetor 2021
| 13:59
Kupa e Afrikës do të zhvillohet rregullisht sipas programit nga data 9 janar deri në 6 shkurt të vitit 2022 në Kamerun. Diçka të tillë e ka konfirmuar presidenti i Konfederatës Afrikane të Futbollit, Patrice Motsepe pas takimit që ky i fundit ka pasur me kreun e shtetit Paul Biya.
“Unë do të mbërrij në Kamerun më datën 7 janar për të luajtur dhe për të parë futboll dhe do të jem në stadiumin Olembe më datën 9 bashkë me familjen time për të ndjekur sfidën Kamerun-Burkina Faso. Do të jem në Kamerun edhe në 6 shkurt për të dorëzuar trofeun, të cilin miku im Samuel Eto’o mendon se do ta fitojë Kameruni, ndërsa presidenti i Federatës së Senegalit mendon të kundërtën”, ka deklaruar Motsepe.