Kupa e Botës 2022: Katari punësoi ish-agjent të CIA-s për të siguruar pritjen e turneut
Një “bombë” që vjen për të njollosur edhe më shumë imazhin e Katarit, ku sipas “Associated Press”, zbulon se vendi aziatik punësoi një ish-agjent të CIA-s për të ndihmuar në sigurimin e organizimit të Botërorit.
Sipas hetimit të përpiluar nga dy gazetarë amerikanë, Katari pagoi ish-agjentin Kevin Choker dhe kompaninë e tij “Global Risks Advisors” për të spiunuar zyrtarë të futbollit nga vende të tjera.
Amerikani dyshohet se krijoi profile false në Facebook ku pozonte si një grua e bukur për të “peshkuar” informacione përmes mesazheve të tyre private, ndërkohë që dërgonte bashkëpuntorët e tij të hequr si fotografë në mbledhjet e FIFA-s.
Siç shton “Associated Press”, kompania e tij duket se qëndron pas skandalit famëkeq me agjentin gjerman të FIFA-s dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të saj, i cili mori ryfshet për të ndalur kritikat e ashpra të Katërit.
Amerikani, megjithatë, tani është në duart e FBI-së pasi, ndër të tjera, ai akuzohet se ka ushtruar ndikim të panevojshëm në politikën e jashtme amerikane./abcnews.al