Kupa e Botës 2025 për klubet, ja 32 skuadrat e kualifikuara
Botafogo fitoi Copa Libertadores për herë të parë në historinë e saj, duke u bërë gjithashtu edhe skuadra e kualifikuar e 32-të dhe e fundit për Kupën e Botës për Klube 2025, e planifikuar për verën e ardhshme dhe që do të hapet me ndeshjen kundër Inter Miamit (skuadra e Messit) në ‘Hard Rock’.
Turneu i ri do të zhvillohet në SHBA nga data 15 qershor deri më 13 korrik.
Shorti i grupeve do të hidhet të enjten më 5 dhjetor në orën 19:00.
Për Evropën janë kualifikuar 12 skuadra: Inter, Juventus, Manchester City, Real Madrid, Chelsea, Bayern Munich, Paris Saint Germain, Porto, Benfica, Borussia Dortmund, Atletico Madrid dhe Salzburg.
Paketa e klubeve nga Amerika Veriore dhe Qendrore përbëhet nga gjashtë klube: përveç Inter Miami (fitues i sezonit të rregullt MLS), janë meksikanët Monterrey, Leon, Pachuca dhe gjithashtu amerikanët e Seattle Sounders.
Më pas arrijmë në Amerikën e Jugut, e cila përfshin Botafogo, Palmeiras, Flamengo dhe Fluminense (fitues të Copa Libertadores në katër sezonet e fundit) si dhe River Plate dhe Boca Juniors të ftuar.
Për Afrikën janë katër: egjiptianët e Al Ahly, marokenët e Wydad, tunizianët e Esperance dhe afrikano-jugorët e Mamelodi Sundowns. Për Oqeaninë vetëm një: zelandezët e Auckland City.
Së fundi, Azia do të sjellë katër: arabët e Al Hilal, japonezët e Urawa Red Diamonds, koreano-jugorët e Ulsan dhe Al Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe).