Kupa e Botës 2027, Kosova në vazon e dytë
Rruga drejt FIBA Kupës së Botës 2027 do të fillojë nga raundi i parë i Parakualifikimeve Evropiane.
Shorti do të hidhet në Munih të Gjermanisë nesër (e martë) dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin e FIBA-s në YouTube nga ora 11:00.
Në raundin e parë do të jenë 10 shtete pjesëmarrëse, të cilat do të ndahen në tre grupe. Grupi A do të përmbajë katër ekipe, ndërsa grupet B dhe C do të përfshijnë nga tre Kombëtare. Kombëtaret do të luajnë me njëra-tjetrën në grupin e tyre në shtëpi dhe jashtë.
Armenia dhe Azerbajxhani nuk mund të përfshihen në të njëjtin grup, sipas vendimit të Bordit të FIBA Europe. Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025 me dy ditë lojërash në çdo dritare. Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.
Vazo 1: Rumania, Zvicra, Austria
Vazo 2: Luksemburgu, Kosova, Armenia
Vazo 3: Norvegjia, Irlanda, Shqipëria
Vazo 4: Azerbajxhani