Kupa e Botës, Kosta Rika mposht Japoninë
27 nëntor 2022
| 13:23
Kosta Rika ka marrë fitoren e parë në Botërorin “Katar 2022”, pasi e ka mposhtur Japoninë.
Ka qenë një gol i Spence në minutën e 81-të për fitoren e madhe të kostarikanëve, derisa ka sjellë dëshpërim të madh tek japonezët.
Japonia kishte befasuar në ndeshjen e parë kur e mposhti Gjermaninë dhe këtë herë kishte hyrë si favorite por nuk ia doli.
Pas dy ndeshjeve Kostarika e Japonia kanë nga tri pikë, aq sa ka edhe Spanja me një ndeshje të luajtur dhe Gjermania zero pikë.