Kupa e Botës për klube zhvillohet në vitin 2025

16 dhjetor 2022 | 12:58

Botërori 2022 në Katar po përfundon dhe si zakonisht presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino mbajti konferencën përmbyllëse për shtyp të eventit. Përveçse nënvizoi gjithçka që ndodhi gjatë kompeticionit ndërkombëtar, një nga më të vështirët nga të gjitha këndvështrimet, Infantino ka shfrytëzuar rastin edhe për të paralajmëruar shumë gjëra të reja për të ardhmen.

E para, ndoshta më novatore dhe më e papritura, është ajo që lidhet me një kompeticion të ri, Botërorin për klube, por jo siç e kuptojmë ne sot. Në të vërtetë, Infantino shpall miratimin përfundimtar për Kupën e Botës për klube, në të cilën do të marrin pjesë 32 skuadra.

“Kupa e re e Botës për klube për meshkuj do të zhvillohet në vitin 2025 dhe do të ketë pjesëmarrjen e 32 skuadrave. Turneu me 32 ekipe do të vazhdojë, duke e bërë atë si një Kupë Bote”, ka thënë Infantino.

Ky turne do të luhet çdo katër vite, se si do të strukturohet mbetet të mësohet. Natyrisht duhet të kuptojmë se ku do të luhet, por mbi të gjitha kur dhe në cilën periudhë të vitit, duke pasur parasysh orarin tashmë të ngjeshur. Është gjithashtu kurioze të dimë mënyrat e aksesit dhe rrjedhimisht të kualifikimit në Botërorin e ri të klubeve, të cilat ndoshta do të kenë parasysh renditjen dhe sukseset e arritura në turnetë e ndryshëm kontinentalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar…