Kupa e Botës: Sot zhvillohen këto tri ndeshje
21 qershor 2018
| 11:32
Sot (e enjte) zhvillohen tri ndeshjet e radhës në Kupën e Botës.
Fillimisht nga ora 14:00 do të përballën Danimarka dhe Australia, kurse nga ora 17:00, Franca do të luajë ndaj Perusë.
Franca dhe Danimarka do të kërkojë fitoret e kualifikimit, kurse Australia dhe Peruja do të tentojnë të shkaktojnë befasi dhe të shpresojnë në kualifikimin.
Ndeshja kryesore zhvillohet në mbrëmje, ku Argjentina e Lionel Messit do të luajë ndaj Kroacisë. Kroatët janë të parët në grup me tri pikë, kurse Argjentina kërkon fitoren e parë në këtë botëror, pasi në ndeshjen e parë është ndalur në barazim ndaj Islandës.
Grupi C
14:00 Danimarkë-Australia
17:00 Francë-Peru
Grupi D
20:00 Argjentina – Kroacia
/Epoka e re/