Kupa e Kombeve në Afrikë mund të anulohet, shkak Covidi
Covid-19 nuk di të ndalur dhe kohët e fundit është rritur shumë numri i të infektuarve në të gjithë botën.
“Pushtimi” që po i bën koronavirusi vendit është shumë e madhe, i cili herë pas here ka anuluar edhe ndeshje të rëndësishme siç ishte ajo mes Tottenham dhe Rennes në Ligën e Konferencës apo dhe dy ndeshjeve të tjera në Premier Ligë.
Por jo vetëm kaq, të tjera ndeshje të rëndësishme mund të anulohen. Sipas informacioneve nga RMC, Kupa e Kombeve të Afrikës mund të anulohet. CAF së shpejti mund të shpallë anulimin e edicionit 2022.
Ishte planifikuar të luhet në Kamerun, por për shkak të numrit të madh të rasteve me Covid-19, ky kampionat mund të mos zhvillohet fare. Edhe klubet evropiane kanë reaguar fuqishëm ndaj masave të dobëta në këtë kompeticion dhe se nuk janë të interesuar t’i lëshojnë futbollistët e tyre.