Kupa e Kosovës në futboll, Prishtina sonte e kërkon finalen

23 prill 2025 | 08:32

Prishtina sonte me fillim nga ora 20:00 do të jetë nikoqire e Dritës, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Arsim Thaqit, do ta kërkojë finalen e kësaj gare të rëndësishme.

Para dy javësh, skuadra nga kryeqyteti e mposhti minimalisht në ndeshjen e parë Dritën me rezultat 0:1.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Ardian Muja, në minutin e 6-të.

Muja u tregua i saktë nga pika e 11 metërshit.

Mbetet të shihet nëse Prishtina do të gjendet në fazën finale të Kupës.

Prishtina – Drita, transmetohet në kanalet sportive të platformës televizive Artmotion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e…