Kupa e Kosovës vazhdon edhe sot: Këto janë pesë ndeshjet e radhës
02 dhjetor 2021
| 10:04
Ndeshjet e fazës së 1/16 së finales në Kupën e Kosovës në futboll vazhdojnë edhe sot (e enjte).
Në program për ditën e sotme janë vetëm pesë duele, krahas të mërkurës që ishin 11-të.
Drita, nënkampionia në fuqi e Kosovës do të ketë punë të lehtë “në letër” me skuadrën e Drenasit në Gjilan.
Ekipi tjetër i Superligës së Kosovës në futboll, Dukagjini do ta vizitojë Prizrenin për t’u ndeshur me Lirinë.
Në kryeqytet, Flamurtari është nikoqir i Ferizajt, ndërsa Vitia e Trepça udhëtojnë te Arbëria, respektivisht KEK-u.
Këto janë ndeshjet e plota:
Drita – Drenasi
Liria – Dukagjini
Arbëria – Vitia
KEK-u – Trepça
Flamurtari – Ferizaj (fusha në Bërnicë).