Kupa ‘Pavarësia’ bashkon përsëri Kosovën dhe Shqipërinë
24 nëntor 2022
| 15:15
Kupa “Pavarësia”, e cila organizohet pas një bashkëpunimi të mirë mes dy federatave simotra – FVK dhe FSHV – këtë vit do të zhvillohet në Shqipëri, pasi një vit më parë zuri vend në Kosovë.
Në konkurrencën e femrave, ekipet pjesëmarrëse për këtë edicion do të jenë Drita, Skënderbeu, Partizani dhe Fer Volley, ndërsa në konkurrencën e meshkujve marrin pjesë Peja, Partizani, Luboteni dhe Tirana.
Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës në konkurrencën e femrave do të zhvillohen më 25 Nëntor (e premte), gjysmëfinalet e meshkujve më 26 Nëntor (e shtunë), kurse finalet do të jenë me 27 Nëntor (e diele), në orarin e paraqitur grafikisht.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në palestrën e lojërave “Farkë” në Tiranë.