Kupchan: Kurti t’i dëgjojë aleatët për urën e Ibrit
Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, thotë se nuk ka ftohje të raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo sipas tij disa lëvizje të Kurtit kanë qenë provokuese për Uashingtonin zyrtar.
Po vlerëson se nuk është momenti i duhur që në këtë fazë të hapet ura mbi lumin Ibër për qarkullimin e lirë të automjeteve, siç edhe po insiston qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin.
Profesori amerikan, Charles Kupchan, thotë se kryeministri Kurti mund të ketë të drejtë politike për ta hapur urën por se nuk do të ishte gjëja e duhur për ta bërë tani. Sipas Kupchan, këto lëvizje të kryeministrit kosovar po shihen si të njëanshme nga komuniteti ndërkombëtar.
Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ka komentuar edhe për raportet mes qeverisë së Kosovës dhe Uashingtonit zyrtar.
Kupchan nuk sheh ftohje të raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së, megjithëse siç thotë ai disa vendime që ka ndërmarëe Kurti për SHBA-në ka qenë provokuses.
“Jo, urrej ta quaj ndarje apo një ftohje që do të ishte term pak i vrazhdët. Por mendoj se kur shikon mandatin e kryeministrit Kurti, dhe sheh zgjedhjen e kryetarëve të komunave në veri nga një pakicë shumë e vogël, ndërrimin e tabelave të regjistrimit të veturave, çështjen e letërnjoftimeve, e monedhës, ka një pikëpamje në SHBA, në Uashington që kryeministri Kurti nganjëherë ndërmerr hapa që janë provokues, që nuk janë në frymën e lëvizjes drejt normalizimit, dhe implementimit të marrëveshje të cilën BE-ja e ka vendosur në tavolinë, ndonëse palët nuk kanë nënshkruar marrëveshjen, kanë deklaruar përkrahjen e saj”, shprehet profesori amerikan.
Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të rikthehet në angazhim konstruktiv dhe të ngushtë me Uashingtonin, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.