Kupchan: Pengesa për ndryshim të kufirit nuk është në Berlin, por në Prishtinë
Ideja për shkëmbim të territorit ose ndryshim të kufijve është moralisht problematike, nëse jo edhe propozim ofendues, mirëpo nëse kjo ide merr mbështetjen e të gjithëve në Kosovë dhe Serbi, rajonit mund t’i sjellë finalizimin e kufijve pas rënies së Jugosllavisë, ka thënë eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë të ShBA-së, Charles Kupchan.
Së fundi Kupchan ka thënë për “New York Times” se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin këtë ide.
Ndërkaq në këtë intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, ai ka shpjeguar argumentet e kësaj mbështetjeje, për siç ka thënë “në thelb është një formë paqësore e spastrimit etnik”, dhe pse sipas tij presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq duhet të fitojnë konsensusin për këtë ide në vendet e tyre pasi, sipas Kupchan, kundërshtimi i Berlinit nuk është shumë domethënës.
Kupchan është i bindur se një Serbi e kënaqur, në të ardhmen do të ishte një pengesë e aspiratave të Millorad Dodikut për pavarësi të Republikës Serbe.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/kupchan-pengesa-per-ndryshim-te-kufirit-eshte-ne-prishtine/29506887.html.