Kuptimi i përshëndetjes së çeçenëve: Liria qoftë me ty!

29 prill 2022 | 15:00

Shkruan; Emin Azemi

Po të lexosh këtë libër, do të pushtohesh nga emocione të papara…Pastaj, me mendje të ftohtë, do të gëlltisësh lotët, që burojnë nga mëshira dhe ta shfletosh sërish, duke medituar… Një libër për kalvarin e një populli që ka jetuar në një vetmi të plotë në skenën ndërkombëtare dhe një plagë në trupin e ndërgjegjes botërore…

Ana Politkovskaia ka shkuar 40 herë në Çeçeni, ndërkohë që miqtë e saj në Moskë i thoshin me një tonë habie: ”Je e vetme pse këmbëngul?” , ”Të ftojnë ngado… kërkohesh në universitete në statusin e ‘visiting profesor’, pse nuk përfiton nga ofertat marramendëse?”, ”Çeçenia është baltë, gjak, jashtëqitje përse kërkon të përballesh sërish me mjerimin e pafund, të ftohtit e madh, postblloqet dyshuese, urrejtjen e gjeneralëve, plumbat fluturues… kërcënimet për rrëmbim?”

Dhe ajo përgjigjej: Të gjitha këto rreziqe tani më i njoh shumë mirë. Por po i braktisa tani miqtë e mi, gazetarë të tjerë moskovit do të më zëvendësonin përpara se të kenë mësuar të lëvizin në këtë nyje të ferrit, do të rrezikonin jetën më shumë se unë. Dhe nëse do të vdisnin, do të më dënonte ndërgjegjja”.

Pse kaq shumë armiqësi ndaj çeçenëve, nga Katerina e Dytë deri tek Putini, nga Shën Petërsburgu në Vladivostok?

Ky libër sqaron një pjesë të këtij misteri që ndodhet në sheshet e mbushur helm kundër popujve josllav…

Kur çeçenët përshëndeten midis tyre, nuk thonë mirëmëngjesi dhe mirëmbrëma, nuk pyesin si je, por i bëjnë homazh më thelbësores: ”Liria qoftë me ty”. Prandaj Tolstoi te romani i tij ”Haxhi Murat”, që është testamenti i tij shpirtëror, me anë të kësaj strategjie pedagogjike kërkon  të çrrënjos ”gjembin çeçen” për të asgjësuar idenë e lirisë në çdo shpirt rus.

Për sa i përket perspektivave të hapura nga shkolla putininane e mizorisë, Ana Politkovskaia tregon pasojat tragjike: ”Në Çeçeni kemi rënë në një vrimë të zezë, çpasi kemi edukuar një sasi të tillë vrasësish cinikë, që do të mjaftonte për të kënaqur kërkesën e vrasëseve me pagesë të të gjithë planetit. Përgjigjem me fjalët e mia: një ndër dy  të vrarët në Çeçeni,  është një civil i vrarë pas një gjykimi të shpejt. Kjo do të thotë se mijëra ushtarakë, që kanë shërbyer në Çeçeni janë transformuar në xhelatë profesionistë”.

Një paradoks që ndjek popullin çeçen është mercenarizmi që lindi pasi që Çeçenia u shndërrua në një kasaphane të tmerrshme të Putinit… Ramzan Kadyrov, është një monstër e klonuar në laboratorët e mercenarizmit, që aktualisht po përdoret edhe në Ukrainë!

Gazetarët e vërtetë mund ta paguajnë me kokë guximin e tyre, siç ndodhi edhe me Ana Politkovskaia, por vepra e tyre shemb të gjitha muret e frikës dhe inferioritet që mundohen të ngrenë satrapët e të gjitha kohëve …

Mund të jetë një imazh i 4 persona, libër dhe teksti që thotë "2 Title tyles Subtitle Subtle Replace Anna Politkovskaia 1 Poezi CECENIA ΕΝΙΑ TURPI I RUSISE"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka konfirmuar të premten se…