![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/basketboll-larte.jpg)
Kuqezinjtë dhe prishtinasit duan Superligën
15 prill 2022
| 12:49
Sot (e premte) zhvillohet ndeshja e parë finale e “play-off”-it të Ligës së Parë ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës së Re. Kjo sfidë zhvillohet nga ora 20:30 dhe transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion.
Skuadra që arrin dy fitore shpallet kampione e Ligës së Parë dhe do të hyjë direkt në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë, edicionin e ardhshëm.
Kuqezinjtë javë favoritë, pasi në garat e rregullta kishin 18 fitore në po aq ndeshje, duke mos pësuar asnjë humbje, ndërsa në gjysmëfinale eliminuan Vushtrrinë.
Ndërkohë, prishtinasit në garat e rregullta kishin 14 fitore e gjashtë humbje. Në dy takimet e këtij edicioni mes tyre, fituan kuqezinjtë.