Kuqezinjtë e nisin sonte misionin në Ligën e Kombeve
07 shtator 2024
| 12:11
Kombëtarja e Shqipërisë sonte nis aventuren e saj në UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25. Kundërshtari i parë i kuqezinjëve do të jetë kombëtarja e Ukrainës.
Ndeshja zhvillohet në fushë neutrale, në stadiumi ”epet ARENA” në Pragë, më fillim nga ora 20:45.
Shqipëria vjen në edicionin e ri të Ligës së Kombeve pas pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian.
Rivalët e tjerë të Shqipërisë në Ligën B në Grupin 1, përveç Ukrainës janë edhe Çekia dhe Gjeorgjia.