Kuqezinjtë për fitore në Skoci

10 shtator 2018 | 11:51

Kombëtarja e Shqipërisë, pas fitores kundër Izraelit, sonte (e hënë) nga ora 20:45 do ta luajë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve kundër Skocisë në “Hampden Park”.

Synim i kuqezinjve që drejtohen nga trajneri Christian Panucci është fitorja, kurse një synim të njëjtë e kanë edhe skocezët. Trajneri i vendësve, Alex McLeish, ka marrë vetëm një fitore në pesë ndeshje (1 fitore, 4 humbje). Ai e ka parë skuadrën e vet të shënojë vetëm 1 gol në 450 minuta lojë.

Për më tepër, humbja 4-0 e pësuar në miqësoren e luajtur kundër Belgjikës tri ditë më parë ka regjistruar edhe ecurinë e tyre më të keqe prej tri humbjesh radhazi të pësuara në shtëpi. Shqipëria, nga ana tjetër, ka pasur një ecuri të ngjashme: 1 fitore, 5 humbje, para takimit të fituar kundër Izraelit. Gjithashtu, kuqezinjtë kanë pësuar gol në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Pavarura “Elektrokosova” në një…