Kur bashkëshortja e Përparim Ramës rrëfente se si regjimi komunist ia kishte nxjerr thonjtë stërgjyshes së saj

15 nëntor 2021 | 11:47

Kristale Ivezaj – Rama është tanimë “zonja e parë” e Prishtinë. Kjo pasi bashkëshorti i saj, Përparim Rama ka arritur ta fitojë kryeqytetin në raundin e dytë të zgjedhjeve. Rama ka marrë 51.07 për qind të votave.

Bashkëshortja e Ramës është themeluese e “Ballkan Artist”. Në vitin 2018 ajo ishte pjesë e një projekti të rëndësishëm. Bëhet fjalë për projektin “Edhe muret kanë veshë”, ku tregoheshin histori që lidheshin me regjimin komunist.

Vet Ivezaj kishte rrëfyer për historinë drithëruese. Ajo kishte treguar se si stërgjyshes së saj regjimi komunist ia kishin nxjerr thonjte e këmbëve e duarve.

“Ajo ishte torturuar, i janë shqyer thonjtë e këmbëve dhe duarve dhe i kanë hedhur në trup një mace, gjersa e kanë goditur, një histori që duket e pabesueshme. Prandaj është e rëndësishme që të vlerësohen kujtimet e këtyre njerëzve që dëshmojnë të vërtetën”, ka treguar ajo.

Duke sjellë historinë e familjes së saj, Kristale Ivezaj-Rama, kishte thënë se synon të mbledhë dëshmi edhe nga shqiptarët që u detyruan të lënë vendin e tyre për shkak të persekutimit dhe vuajtjeve gjatë periudhës së komunizmit, shkruan “Kult Plus”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sheikha Moza bint Nasser Al-Misned është e lindur më 15…