“Kur do e kuptosh që nuk bën për muzikë”, Luana Vjollca i përgjigjet ndjekësit

01 shtator 2022 | 12:53

Luana Vjollca ushte një prej personazheve të njohur që mori pjesë në protestën e djeshme për mbrojtjen e vajzave dhe grave, nisur nga rasti i abuzimit të vajzës 11-vjeçare në Kosovë. Mesazhin e ka përcjellë dhe përmes rrjeteve sociale teksa ka ndarë diçka që ka realizuar më parë për projektin “Thuaje”.

Ndër të tjera, Luana ka ndarë dhe disa foto ku shfaqet me parulla ndërsa shkruan: “Jo, s’e kam paraprirë, thjesht kam treguar një realitet që fatkeqësisht ndodh kaq shumë e kaq shpesh në këtë vend, u mundova ta parandaloj me aq fuqi sa kam por s’ja dola as unë, sepse duhet të jemi gjithë bashkë për t’ja dalë!

#Thuaje mjaft dhunës ndaj vajzave të vogla e të mëdha!!!!”, ka shkruar moderatorja. Në këtë postim, njëri prej ndjekësve i shkruan se “Kur do ta kuptosh që nuk bën për muzikë“. Luana ia ka kthyer duke thënë se muzika është mënyra që ka zgjedhur për t’i thënë gjërat që ka në zemër.

"Kur do e kuptosh që nuk bën për muzikë"-Luana

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milani ka bërë një goditje befasuese 24 orë para…