Kur do makinën më shumë se jetën tënde (Video)

29 gusht 2024 | 22:02

A keni menduar ndonjëherë se sa larg do të shkonit për të mbrojtur makinën tuaj?

Kjo video vjen për të vërtetuar se disa njerëz vlerësojnë më shumë hekurat e llamarinat sesa shëndetin e tyre.

Pamjet u regjistruan nga kamera e sigurisë nga një pikë karburanti ku protagonisti i videos po i hidhte gazin makinës.

Në një moment ai kuptoi se kamioni që do të kthehej pranë tij, do të godiste makinën.

Pa u menduar gjatë, ai e vendosi trupin e tij midis fundit të kamionit dhe derës së pasme anësore të automjetit të tij dhe u përpoq të shmangte përplasjen.

Në fund gjithçka që ai arriti të bënte ishte të lëndohej jashtëzakonisht shumë, pasi natyrshëm makina mori goditjen dhe e gjithë ana u shtyp plotësisht.

Ai shihet se ka dhimbje, ndërsa shoferi i kamionit duket se nuk e ka vënë re ngjarjen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 18:56 në afërsi të Sllatinës në drejtimin…