Kur do të hapen qendrat estetike? Kryeministri Rama u kërkon falje publikisht grave
Pasi renditi tri kategoritë e bizneseve që rriskojnë përhapjen e Covid-19, Kryeministri Rama, mbrëmjen e sotme në “Opinion”, qëndroi për pak te bizneset që renditen në rrezikun e mesëm dhe të lartë, të cilat do të presin pak më gjatë për hapjen.
Por në planin paraprak për të përcaktuar strategjitë e hapjes së vendit, kreu i qeverisë përmendi, me të tjerash edhe estetikat, të cilat, sipas tij, janë i vetmi biznes që ka ngjallur debat. Grupi i punës, në të vetmin rast, siç tha Rama, është i ndarë.
“E vetmja pikë ku ka debat janë estetikat. Këtu është i ndarë grupi i punës nëse janë rrezik i madh ose i mesëm. U kërkoj ndjesë të gjitha atyre grave që janë në ankthin e mosndërhyrjes në pamjen e jashtme prej 40 e ca ditësh, unë anoj nga rreziku i mesëm”.
Sa u përket aktiviteteve me rrezik të lartë, Rama tha se atyre do t’u duhet kohë edhe më e gjatë derisa.
“Tek rreziku i lartë hyjnë restorantet pa delivery, (restorantet me delivery do të hapen që në fashën e parë), aktivitetet argëtimit, çlodhëse, arsimi në të gjithë pjesët e veta, aktivitetet sportive, transporti ndërurban”.