Kur do të ngopeni nga turpi?, Prishtina reagon me këtë video
17 mars 2024
| 18:29
FC Prishtina barazoi sot në Lipjan me Fushë Kosovën 0:0, ku luajti edhe me një lojtar më pak në fushë.
Derisa tani kryeqytetasit kanë publikuar një video ku pretendohet se është shkaktuar penallti.
Një prekje e topit me dorë nga një futbollist i Fushë Kosovës nuk u cilësua për penallti e cila mund t’ia fitonte lojën Prishtinës.
Gjyqtar kryesor i takimit ishte Ilir Mehmeti, kurse në VAR Visar Kastrati, por sipas tyre kjo nuk ishte penallti.
“Kur do të ngopeni nga turpi?”, ishte pyetja që bëri Prishtina në këtë video.