Kur do të nisë “BBVA 3”? Arbana jep “sinjalin” e parë
17 tetor 2023
| 13:41
Përgatitjet për “Big Brother Vip 3” kanë nisur, ndonëse një datë fikse për fillimin e këtij reality-show nuk ka.
E sinjalin e parë për këtë e ka dhënë edhe Arbana Osmani në një story në Instagram-in e saj.
Së fundmi moderatorja ka ndarë disa kamera, të ci
lat sigurisht na kujtojnë “BBV”. Krahas imazhit Arbana shkruan: “Gjithmonë duke ju vëzhguar”.
Ndonëse akoma nuk ka informacione për edicionin e tretë të “BBV”, në rrjet përflitet se ky emision do të startojë në fillim të muajit dhjetor.
Epo deri atëherë do të kemi zbuluar shumë detaje të reja rreth konkurrentëve, opinionistëve etj.