“Kur do Zemra”, libri me poezi i poetes së re Diona Bajraktari

27 gusht 2023 | 11:45

Poetja nga Drenasi Diona Bajraktari triumfon me poezitë e saj.

Nga larg poetja e sheh qartë realitetin që po na rrethon çdo ditë.

Bajraktari dëshmon për kureshtjen e një të reje, që jeton në realitetin e jetës sonë, këtu në Kosovën e pas Luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një realitet jetësor, që as imagjinata më e pëlleshme nuk ka mundur ta përfytyrojë, sidomos lirinë e saj pas më shumë se një shekulli robëri.

No description available.

Prandaj, në poezinë e saj i këndon edhe ushtarit të Atdheut, edhe lirisë, por edhe ëndrrave të reja që mund të bëhen realitet në jetën e secilit njeri të lirë.

Poezitë motivuese ku kemi nostalgji, jetë, përjetim e bëjnë lexuesin të gjejë veten në të.

Në fund ajo ka një porosi për lexuesit, që ta duam dhe ta vlerësojmë njeriun sa më shumë që mundemi, sepse një ditë nuk do ta kemi dhe nuk e takojmë më në rrugëtim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i…