Kur e ka dhënë puthjen e parë Nevina Shtylla?
24 qershor 2018
| 15:03
Nevina Shtylla, një nga vajzat më të bukura të “showbiz”-it shqiptar, ishte e ftuar në “Pop Culture”, ku ndër të tjera ka folur për lidhjen e saj me të dashurin.
Teksa së bashku me Dojnën po komentonin shkrimet e portaleve në lidhje me marrëdhënien e saj, Nevila ka thënë me shaka se është e lidhur dhe është i njëjti djalë i dashuri i saj, nuk e ka ndërruar.
E pyetur se a është xheloz i dashuri i saj, Nevina është shprehur se nëse do të ishte, atëherë nuk do të ishte lidhur me të.
Më tutje, ajo ka zbuluar edhe kur e ka dhënë puthjen e parë. “Kam qenë 16 vjeçe atëherë”, ka thënë Nevila, moshë e cila përkon edhe me kohën kur ajo është shpallur “Miss Shqipëria” në vitin 2010.