‘Kur e përqafoi Endritin, tha se po i duket sikur po e përqafonte presidentin Thaçi’, Behrami dhe djali i Thaçit vizitojnë bacin Jahir
03 shkurt 2025
| 13:06
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, së bashku me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, kanë vizituar bacin Jahir i cili edhe pse në moshë të shtyer, tash e disa vjet po e pret kthimin e Hashim Thaçit.
Sipas Behramit, baci Jahir asnjëherë nuk është dorëzuar me dëshirën që një ditë ta takojë presidentin Thaçi.
“Ditë më parë, bashkë me Endritin, e vizituam atë për t’i dhënë kurajo e për t’i thënë se presidenti shumë shpejt do të kthehet në Kosovë”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.
Më tutje, Behrami ka thënë se kur e përqafoi Endritin, baci Jahir tha se po i duket sikur po e përqafonte presidentin Hashim Thaçi.