
“Kur i ke miqtë e fortë, vera te dera”, deklarata e Hotit bën bujë në Serbi
07 shkurt 2021
| 23:14
Mediat më të mëdha serbe kanë raportuar me mllef lidhur me deklaratën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili e falenderoi presidentin e SHBA-së, Joe Biden për letrën që ia dërgoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e ku i kërkoi që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
“VERË NË DERË TË SHTËPISË! FALEMINDERIT PRESIDENTIT BIDEN: Kryeministri i rremë i kënaqur me urimet skandaloze për Vuçiqin”, është titulli i të përditshmes serbe, “Novosti”.
Nërkohë edhe Radio Televizioni i Vojvodinës ka cituar fjalët e Hotit.
“Hoti: Faleminderit President Biden, vera po na troket në derë”, është titulli i RTV-së.