“Kur ka nevojë, FSK do të jetë në veri”, Maqedonci: Nuk është e ndaluar, por kërkohet koordinim

03 dhjetor 2024 | 10:47

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka lënë të hapur mundësinë që Forca e Sigurisë së Kosovës të shkojë në pjesën veriore të vendit.

Sipas tij, kjo mund të bëhet në koordinim me KFOR-in.

“Besoj se kërkesa është diskutuar me kryeministrin, për të mbështetur Policinë dhe KFOR-in për të kryer misionin e tyre në veri. KFOR-i nuk është forcë penguese, por për siguri e stabilitet e një forcë partnere. Me një mandat të NATO-s e s’e konsiderojmë ndalesë faktin se duhet të koordinohemi me ta. FSK-ja është forcë e dizajnuar për të operuar në çdo pjesë të Kosovës. Ne synojmë të bëjmë koordinim paraprak me KFOR-in kur ka nevojë të operohet. KFOR-i ka mandat për t’i ruajtur kufijtë, për të mos lënë rikthimin e forcave okupatore serbe. E nëse KFOR-i vazhdon të tregon seriozitetin në raport me mandatin”, është shprehur ai në Interaktiv të KTV-së.

“Kur vlerësohet se ka nevojë për pjesëmarrje, FSK-ja do të jetë atje (në veri) e kjo do të bëhet në koordinim me KFOR-in. Vlerësoj se FSK-ja ka mandat për të operuar në tërë territorin. Kërkesa për koordinim është çështje operacionale, e jo mandati. Nuk vihet në pikëpyetje apo mandati të jetë FSK-ja në veri, në pyetje është aspekti operacional dhe nevoja për koordinim”, ka shtuar ai.

“Nuk është e ndaluar por kërkohet koordinim paraprak. Ne synojmë të bëjmë koordinim paraprak kur ka nevojë të operohet në veri të vendit tonë”, tha Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është dërguar para trupit gjykues i dyshuari për sulmin në…